Shtëpia / Rajoni / Ministri serb zbulon planin e ndërkombëtarëve: Na ofruan ndarjen e Kosovës

Ministri serb zbulon planin e ndërkombëtarëve: Na ofruan ndarjen e Kosovës

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç ka bërë një deklaratë tronditëse dhe të padëgjuar më parë. Daçiç deklaroi se në vitin 2005 Serbia ka pasur një ofertë nga bashkësia ndërkombëtare për ndarjen e Kosovës.

“Ne kemi nevojë për të mbajtur një politikë të mençur. Unë jam i sigurt se Prishtina nuk do ta pranojë atë, por ata do të jenë përgjegjës”, theksoi ai për mediat serbe.

Ministri serb foli edhe për njohjet e Kosovës dhe taksën e aplikuar kundër mallrave serbe, duke theksuar se Gjermania dhe Britania janë kundër heqjes së kësaj takse.

“Sot ata thonë se 116 vende njohën Kosovën, e cila është një gënjeshtër  I gjithë ky krijim bazohet në gënjeshtra dhe krime,

Gjermania dhe Britania e bindin Haradinajn që të mos e heq taksën për mallrat nga Serbia.

Dikush mendon se Haradinaj është i guximshëm, por ata nuk bëjnë asgjë pa mbështetjen e jashtme, në të cilin rast Amerika po ua heq dheun nën këmbët dhe kthehet përreth të tjerëve. Amerika nuk do të lejojë Serbinë të jetë konstruktive dhe Kosova të jetë e keqe, se kjo e shkatërron konceptimin e tyre “, tha Daçiç.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

E ardhmja e Kombit/ Rudina Hajdari: Pas numërimit, thashë stop! Më flihej gjumë

Deputetja Rudina Hajdari ka folur për zgjedhjet e 25 prillit duke zbuluar veprimin e parë …