Shtëpia / Show Bizz / Miqtë e Stresit premtojnë rikthimin e reperit!

Miqtë e Stresit premtojnë rikthimin e reperit!

Anxhelo Koçi, Ergys Shahu dhe Flor Bana ishin të ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për promovimin e klipit të ri “Vetëmasaj”.

Ata treguan se tashmë kanë krijuar label-in e tyre dhe po punojnë për shumë projekte muzikore, që priten të publikohen në vijim.

Vlen të kujtojmë që Anxhelo dhe Flori njihen për disa bashkëpunime të suksesshme me reperin e njohur Stresi, ndaj Bieta nukngurroi t’i pyeste për këtë të fundit.

Plot siguri Anxhelo tregoi se Stresi do të publikojë shumë shpejt këngën e radhës, deklaratë kjo që u konfirmua pak sekonda më pas edhe nga Flori.

“Fola pak para ca ditësh dhe më tha që ishte duke shkruajtur një këngë që ka me Anxhelon dhe po presim sa të dalë që ta regjistrojmë dhe ta xhirojmë”, përfundoi ai.

TCH

Shiko dhe këto

Almeda Abazi merr dhuratën super luksoze nga aktori i famshëm turk (FOTO)

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë një ndër çiftet më të komentuar në mediat shqiptare …