Shtëpia / Politika / Murrizi flet pas përjashtimit nga PD: Më larguan bij komunistësh!

Murrizi flet pas përjashtimit nga PD: Më larguan bij komunistësh!

Ashtu si edhe pritej, Kryesia e Partisë Demokratike ka përjashtuar nga radhët e veta deputetin Myslim Murrizi që refuzoi të djegë mandatin.

Vetë deputeti ka reaguar pas këtij vendimi duke thënë se e priste një gjë të tillë. Por ai shkon më tej duke theksuar se është përjashtuar nga bij komunistësh.

“Nuk është hera e parë që merret një vendim i tillë ndaj meje. Kjo është frymë e partisë të lidhur me Sigurimin, që sillen në këtë formë kur nuk u vjen pas avazit.

Pse nuk u mor një vendim i tillë për Mesila Dodën dhe Shpëtim Idrizin që morën votat e demokratëve në vitin 2013. Unë nuk pres tjetër vendim nga katër ish-bij sekretarësh komunistë”, tha Murrizi për Opinion.al.

I pyetur nëse do të jetë në Parlament në vazhdim dhe në çfarë sigle, Murrizi tha se “unë do jem aty si përfaqësues i elektoratit tim dhe i studentëve të dhjetorit që u ngritën dhe thanë e duam Shqipërinë si Evropa dhe Amerika”

Shiko dhe këto

Erjon Braçe reagon për kopertinën e Ditës: Ka beteja qe nuk bëhen me telefon, por bëhen me zë dhe publikisht

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë Erjon Braçe ka reaguar në lidhje me kopertinën e sotme të Ditës …