Shtëpia / Politika / Partia Socialiste nis prapaskenat, tenton të blejë deputetë të LSI

Partia Socialiste nis prapaskenat, tenton të blejë deputetë të LSI

Lefter Koka, mund të mos jetë deputeti i vetëm i LSI-së që refuzon firmosjen e dorëzimit të mandatit parlamentar pas vendimit drastik që mori opozita e bashkuar.

Burime të Gaetës Shqip, bëjnë me dije anëtarë të mazhorancës kanë nisur punën për të bindur 2-3 deputetë të tjerë të LSI-së, duke shfrytëzuar dhe miqësitë mes tyre, për të dalë kundër vendimit të marrë nga kryetarja Monika Kryemadhi.

Mësohet se një nga emrat që është joshur për të kaluar në anën e majtë të Parlamentit, është ai i Vangjel Tavos, deputetit të Gjirokastrës.

Përveç tij, shprehen burimet e gazetës, në “lojë” për të refuzuar dorëzimin e mandatit janë edhe të paktën dy deputetë të tjerë.

Eksponentë të shumicës në pushtet, kanë nisur bisedimet, për t’i bindur që ata të mos ndjekin linjën e ashpër që ka vendosur LSI-ja për të djegur mandatet, si formë presioni për largimin e kryeministri Rama nga pushteti. Si formë shpërblimi, atyre u është premtuar një mandat i sigurt parlamentar në zgjedhjet e vitit 2021

I pari deputet që doli kundër vullnetit të grupit dhe kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, duke thënë se nuk e djeg mandatin e tij, ishte Lefter Koka.

Ai e justifikoi vendimin e tij, me faktin se është zgjedhur për të përfaqësuar popullin dhe shtoi se LSI po tërhiqet zvarrë nga Sali Berisha, një njeri që sipas Kokës, bën thirrje për të qëlluar me “plumb ballit” në shekullin e 21.

Ndërkohë, Kryemadhi, në një prononcim ditën e djeshme, paralajmëroi deputetët e saj, se kush dorëzon mandatin, përfundon në kazan plehrash si rasti i një ligjvënësi në Ukrainë pak vite më parë.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

Erjon Braçe reagon për kopertinën e Ditës: Ka beteja qe nuk bëhen me telefon, por bëhen me zë dhe publikisht

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë Erjon Braçe ka reaguar në lidhje me kopertinën e sotme të Ditës …