Shtëpia / Politika / Pas kthimit me urgjencë nga Vjena, Basha thërret Kryesinë

Pas kthimit me urgjencë nga Vjena, Basha thërret Kryesinë

Pas kthimit nga Vjena, kreu demokrat Lulzim Basha do të mbledhë kryesinë e Partisë. Mësohet se ai ka thirrur mbledhjen e kryesisë së PD në orën 18.00.

Çështje kryesore diskutimi do të jenë hapat që do të ndërmarrë forca më e madhe e opozitës për vazhdimin e protestës.

Nuk dihet ende se çfarë i është komunikuar liderit demokrat në Vjenë dhe arsyet e kthimit të papritur të tij në Shqipëri.

Dje, deputetët e PD-LSI dorëzuan mandatet e tyre, duke i dhënë fund dyshimeve për aktin ekstrem që do të ndërmerrnin.

Vendimi i opozitës vjen në kulmin e tensionit politik në Shqipëri dhe duket se vendi ka hyrë zyrtarisht në një krizë të re institucionale.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

Erjon Braçe reagon për kopertinën e Ditës: Ka beteja qe nuk bëhen me telefon, por bëhen me zë dhe publikisht

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë Erjon Braçe ka reaguar në lidhje me kopertinën e sotme të Ditës …