Shtëpia / Politika / Rama me studentët: Ju nuk bllokuat auditorët se jeni gjirokastritë, e dini vlerën

Rama me studentët: Ju nuk bllokuat auditorët se jeni gjirokastritë, e dini vlerën

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjirokastër, ku po zhvillon një takim me studentët. Gjatë një bashkëbisedimi me ta, Rama dëgjoi disa nga shqetësimet e studentëve.

Madje kryeministri theksoi se studentët kanë harruar kërkeat që bënë, por ai jo. Rama iu referua pedagogë, duke i sulmuar sërish.

“Shumica e pedagogëve janë të denjë, nuk e meritojnë të futen në një thes dhe një pjesë tjetër, jo e vogël që janë sharlatanë që shiten si doktorë shkencash, si profesorë, si njerëz që dinë shumë.

Këto i keni thënë ju dhe unë po e përsëris, dua që në këtë pikë të mos flini gjumë. Nuk kanë filluar verifikim i  titujve shkencorë dhe këtë e ka për detyrë universiteti. Mos i harroni këtë gjëra”, deklaroi Rama.

Në takim nuk munguan as batutat e kryeministrit, i cili tha se gjirokastritët e dinë vlerën e orës, prandaj nuk kanë braktisur mësimin.

“Ju nuk bllokuat auditorët se jeni gjirokastritë, çdo orë kushton. Ju do mbaroni në kohë. Universitete e tjera do rrinë në verë në mësim. Ju do mbaroni në kohë”, shtoi ai.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

“Ballkani i Hapur”, SHBA: Kosova t’i qaset me mendje të hapur integrimit rajonal ekonomik

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se mbështesin përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për të forcuar …