Shtëpia / Politika / Rama vizitë dyditore në Gjirokastër, demokratët i zënë rrugën

Rama vizitë dyditore në Gjirokastër, demokratët i zënë rrugën

Kryeministri Edi Rama nis sot një vizitë dy ditore në Gjirokastër. Mirëpo, ai është pritur me protesta nga mbështetës të Partisë Demokratike.

Protestuesit të udhëhequr nga deputeti i qarkut Tritan Shehu janë vendosur krah aksit nacional në hyrje të Gjirokastrës pranë parkut të Viroit.

Tritan Shehu tha se Rama nuk duhet të shkelë në Gjirokastër ndërsa ka detyruar 8000 banorë të saj të lenë shtëpitë e të emigrojnë vetëm në 2 vitet e fundit.

Protesta është vendosur pas një kordoni forcash policore që për momentin po garantojnë qarkullimin normal të mjeteve.

Ky tur takimesh i parashikuar javë më parë vjen në një kohë të trazuar politike, pas vendimit radikal të opozitës për të djegur mandatet. Mësohet se fillimisht Rama do të kryejë një inspektim në punimet e rrugës Kardhiq-Delvinë.

Më pas do zhvillojë një takim me studentët e Universitetit ‘Eqrem Cabej’, ku do të flasë mbi ‘Paktin për Universitetin’. Ndalesa e radhës është në Lunxhëri për inagurimin e një qendre të re shëndetësore.

Eventi më i madh, “Bashkia që Duam” do të mbahet në Pallatin e Sportit të Gjirokastrës në orën 16:00.

#td_uid_1_5c6fe47734397 .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/02/g-800×450-1-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5c6fe47734397 .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/02/5-29-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5c6fe47734397 .td-doubleSlider-2 .td-item3 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/02/4-27-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5c6fe47734397 .td-doubleSlider-2 .td-item4 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/02/3-25-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5c6fe47734397 .td-doubleSlider-2 .td-item5 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/02/2-26-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

“Ballkani i Hapur”, SHBA: Kosova t’i qaset me mendje të hapur integrimit rajonal ekonomik

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se mbështesin përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për të forcuar …