Shtëpia / Aktualitet / Shkarkimi i Arta Markut, KLP: Jashtë kompetencave tona

Shkarkimi i Arta Markut, KLP: Jashtë kompetencave tona

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) shqyrtoi kërkesën e opozitës për shkarkimin e kryeprokurores Arta Marku.

Anëtarët e KLP janë shprehur se kërkesa e opozitës është jashtë kompetencave të tyre dhe se ka natyrë administrative.

“Kërkesa e opozitës për shkarkimin e kryeprokurores është jashtë kompetencave tona, sepse ka natyrë administrative”- kanë thënë anëtarët e KLP, të cilët deleguan kryetarin Gent Ibrahimi që t’u kthejë përgjigje dy grupeve Parlamentare.

Kërkesa për shkarkimin e Arta Markut erdhi nga opozita pasi sipas tyre, kryeprokurorja përcolli kandidaturën e Bujar Sheshit si kandidaturë që plotëson kriteret për të qenë pjesë e KLP-së, pa pritur përgjigjen e verifikimit mbi integritetin e figurës së tij.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …