Shtëpia / Aktualitet / Theri gruan, Prokuroria kërkon dënim maksimal për shqiptarin

Theri gruan, Prokuroria kërkon dënim maksimal për shqiptarin

Theri gruan e tij në Piacenza, Prokuroria e italiane kërkoi 30 vjet burg për 57-vjeçarin shqiptar. Seanca përfundimtare u zhvillua një ditë më parë dhe ndaj shqiptarit është aplikuar gjykimi i shkurtuar, i cili përfiton uljen me 1/3 e dënimit.  Në fakt, pa procesin e “shkurtuar”, Xhevdet Mehmeti rrezikonte burgim të përjetshëm.

Ai akuzohet për vrasjen e gruas së tij, Elca Tereziu, një 52-vjeçare shqiptare, më 27 maj 2018. Prokurori Publik, pavarësisht nga gjykimi i shkurtuar, ka kërkuar ndaj tij dënim maksimal. Një i afërm i ka dërguar mesazh 57-vjeçares dhe kjo ka shkaktuar sherrin mes çiftit.

Elca Tereziu, telefonoi vëllanë e saj për t’iu ankuar për bashkëshortin. Xhevdet Mehmeti u përpoq që t’i merrte gruas telefonin, për të folur me familjen e kësaj të fundit. Nga ky moment ka lindur grindja e dhunshme, ku ai ka nisur që ta godasë me sende të ndryshme. Më pas e godet 3 herë me thikë në fyt, duke i shkaktuar vdekjen. Pas krimit, shqiptari shkon në stacionin e policisë për të rrëfyer krimin.”Jeta ime mori fund”, ka thënë përpara policisë, atë kohë shqiptari.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …