Shtëpia / Politika / “Vendi në rrezik të madh, populli mund të marrë armët”

“Vendi në rrezik të madh, populli mund të marrë armët”

Gazetari dhe analisti Andi Bejtja deklaroi dje në emisionin “Opinion” se Shqipëria është në rrezik shumë të madh. Sipas gazetarit, vendi tani nuk është më një republikë parlamentare, ndaj sipas tij mund të ndodhë gjithçka. Andi Bejtja shkon dhe më tej teksa thotë se populli mund të marrë dhe armët.

‘Nëse nuk je në Republikën Parlamentare mund të ndodhi gjithçka, mund të marrin dhe armët. Risku këtu është, për të dyja palët. Populli është i shpërndarë. Jemi në një rrezik shumë të madh. Këtu problemi është se nuk kemi një drejtësi’, deklaroi Bejtja.

Ai mendon se duhet të dalë dikush dhe të sakrifikojë nga vetja, ndërsa thekson se njëri do të digjet.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

FOTO: “Ia derdh plumbin në gojë nëse Berisha tradhëton Amerikën…” Disa detaje nga historia e Berishës, Hajdarit dhe Kadaresë në SHBA në 1991

  Robert Papa ishte gazetar i njohur afër PD në vitet ’90. Në një rrëfim …