Shtëpia / Aktualitet / Zbardhet tragjedia në familjen shqiptare, policia greke liron 20-vjeçarin e akuzuar për vrasjen e të atit

Zbardhet tragjedia në familjen shqiptare, policia greke liron 20-vjeçarin e akuzuar për vrasjen e të atit

Autoritetet greke kanë lënë të lirë 20-vjeçarin shqiptar, i cili u akuzua për vrasjen e të atit. Ekspertiza mjeko-ligjore provoi se ai ishte i pafajshëm

Ai ka rrëfyer në polici gjithçka që ndodhi mbrëmjen e 16 shkurtit dhe problemet e shumta në familjen e tij.

Babai i tij 48-vjeçar që humbi jetën, ishte një person i alkoolizuar dhe dhunonte bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij 20 dhe 19 vjeç.

Pasditen e së shtunës, kur dhe ndodhi ngjarja, 48-vjeçari kishte shkuar tek kafeneja ku ndodhej djali i tij 20-vjeçar dhe filloi ta fyente pa shkak. Për të shmangur konfliktin, i riu u largua. Në këtë moment, babai e goditi, por 20-vjeçari nuk i ktheu dorë dhe nisi të largohej me nxitim. I ati nuk e la me aq, por hipi në motorin e tij dhe i doli përpara djalit duke i prerë rrugën. Aty filluan të grindeshin të dy me njëri-tjetrin. Para hetuesve, 20-vjeçari ka thënë se i ktheu dorë, por jo për ta vrarë.

“E godita 2-3 herë me grushte, por nuk mendoja se do të vdiste. Nuk e godita për ta vrarë”, ka thënë ai. Gjykatësi grek, në vendimin që dha, argumentoi se dëshmia e djalit ishte e vërtetë. Kjo bazohet në ekspertizën mjeko-ligjore, sipas së cilës, 48-vjeçari shqiptar humbi jetën për shkak të problemeve në zemër. Goditjet nga djali nuk ishin aq të forta sa për t’i shkaktuar atij vdekjen. Për këtë arsye, 20-vjeçari u la i lirë me detyrimin për t’u paraqitur dy herë në muaj në polici.

Viktima ka punuar në një kompani mishi, ndërsa vitet e fundit ishte i papunë, sipas mediave greke. Banorët e fshatit e përshkruajnë atë si një person që vazhdimisht ishte në gjendje të dehur.

Tezja e të riut, thotë se 48-vjeçari i kishte kërcënuar edhe me vrasje.

“Pinte shumë, nuk dinte çfarë bënte, na kërcënonte. Më ka telefonuar motra ime dhe më ka kërkuar ndihmë, thoshte që do t’i vriste, kishte 3 thika”, është shprehur ajo.

Trupi i pajetë i 48-vjeçarit u gjet në tokë në një park të fshatit dhe djali i tij u shoqërua si i dyshuar për vrasjen. Kjo për shkak se një grua kishte deklaruar në polici si dëshmitare se kishte parë që viktima ishte grindur me një person tjetër, me djalin e tij. Por nga hetimet rezultoi se 20-vjeçari është i pafajshëm dhe nuk ka pasur qëllim të vriste të atin

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …