Shtëpia / Politika / Basha paralajmëron protestën tjetër madhështore, ja data

Basha paralajmëron protestën tjetër madhështore, ja data

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur mbrëmjen e sotme pas takimit të Kolegjit të Kryetarëve të PD-së. Gjatë deklaratës së tij për gazetarët, Basha ka bërë të ditur se në datën 16 mars shqiptarët do të mblidhen sërish para kryeministrisë.

“Në datën 16 mars do të zhvillohet një tjetër protestë e madhe kombëtare me qëllim rrëzimin e qeverisë.

Në këtë protestë do të ketë bashkim dhe zemërim qytetar ndaj reagimit të papërgjegjshëm të kësaj klike kriminale.

Akti që kemi marrë ne është pa kthim për opozitën, por është pa kthim edhe për Edi Ramën, siç e zbuluan edhe gazetarët investigativë italianë që Rama ka ndërmend të blejë zgjedhjet prapë.

Narko-mafia po përgatitet për të blerë zgjedhjet e ardhshme, por opozita dhe qytetarët do të marrë të gjitha masat, protestë pas proteste’, deklaroi Basha.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

Abuzimi me tenderat/ GJKKO merr vendim për Fatos Tushen, lë në burg për ish-kryebashkiakun

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka lënë fuqi masën e sigurisë “arrest …