Shtëpia / Ndryshe / Kuriozitete / Bëri 19 vjet burg për vrasje, viktima e supozuar ishte gjallë

Bëri 19 vjet burg për vrasje, viktima e supozuar ishte gjallë

Një burrë ka bërë 19 vjet burg për vrasje, ndonëse viktima e supozuar e tij është ende gjallë. Lajmi i pazakontë vjen nga Meksika dhe protagonisti i kësaj ngjarjeje është Manuel Ramirez.

Siç është raportuar nga Notifications SDP, burri, më 26 maj 2000, ishte viktimë e një arrestimi të dhunshëm nga policia. Ai është sulmuar, goditur vazhdimisht dhe hipur në automjet  me forcë nga disa policë privatë. Arrestimi, i cili u zhvillua në zonën Acolman të Meksikës lindore, i parapriu një serie torturash ndaj Manuel Ramirez, i akuzuar për vrasje, por me sa duket pa dëshmi dhe prova.

Në fund të gjyqit penal kundër tij, Manuel Ramirez u shpall fajtor për vrasje nga gjyqtarët, të cilët e kishin dënuar atë me 40 vjet burg. Megjithatë, sipas avokatëve të njeriut, viktima e supozuar është ende gjallë.

Trupi ku bazohen hetimet, në fakt i përket një personi tjetër; më të shkurtër s, me lëkurë të errët dhe me shenja e plagët, krejtësisht të ndryshme.
Itzel del Carmen, gruaja e Manuel Ramirez, ka denoncuar:- “Nuk mund të quhet drejtësi ku provat prodhohen artificialisht. Meksika nuk është më shtet ligjor. Bashkëshorti  im është burgosur prej 19 vjetësh për një krim që ai kurrë nuk e ka kryer. Ata e detyruan burrin tim që të bëjë një rrëfim duke e torturuar”.

Ankesa e gruas së tij vjen pothuajse katër vjet pas një ankese të gjatë dhe të dëshpëruar nga Manuel Ramirez, i cili i kërkoi presidentit të atëhershëm meksikan, Enrique Pena Nieto, që të lirohet nga burgu.

Shiko dhe këto

“Isha punëtori i saj”, modeli shqiptar tregon si u dashurua me miliarderen kineze (FOTOT)

Rolando Lekaj është modeli shqiptar që jeton prej 8 vitesh në Kinë. Ai është i martuar me …