Shtëpia / Aktualitet / Bridhte me pistoletë në brez, në pranga 54-vjeçari

Bridhte me pistoletë në brez, në pranga 54-vjeçari

Qarkullon me armë zjarri në qytet, arrestohet në flagrancë  poseduesi. Nga strukturat e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në Shkodër, u arrestua në flagrancë shtetasi S. K. 54 vjeç, banues në lagjen Daniel Matlia, Shkodër.  Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen Bahçallek, Shkodër, gjatë kontrollit personal, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip “Ekol Viper 4.5” pa fishekë.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi S. D. 17 vjeç, banues në lagjen Liria, Shkodër, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin B. Y. 20 vjeç, banues në lagjen Liria, Shkodër, duke i dëmtuar nofullën, i cili pasi mori mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …