Shtëpia / Aktualitet / Çantat plot me drogë, arrestohen 3 shqiptarë

Çantat plot me drogë, arrestohen 3 shqiptarë

Tre shqiptarë janë arrestuar mbrëmjen e kaluar në Itali nën akuzën e trafikut të drogës. Të arrestuarit janë përkatësisht 49, 28 e 22 vjeç, ndonëse emrat e tyre nuk bëhen të ditur.

Mediat fqinje raportojnë se aksionin policor është bërë në qytetin e Romës,, ku  gjatë një kontrolli në një pikë nisje të autobusëve u gjetën të fshehura në çantat e tyre rreth 23 kg marijuanë.

Lënda narkotike ishte e ndarë në disa pako. Gjatë kontrollit të bërë më pas në banesa në lagjen Alessandrino të Romës, janë gjetur 23 gramë kokainë e 3250 euro cash.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …