Shtëpia / Aktualitet / Dhunonte gruan dhe fëmijët, SHÇBA arreston inspektorin e Zjarrfikëses

Dhunonte gruan dhe fëmijët, SHÇBA arreston inspektorin e Zjarrfikëses

SHÇBA arrestoi në flagrancë Inspektorin e PMNZSH në Tiranë, L.H., për veprat penale të “Torturës” dhe “Dhunës në familje”. Arrestimi u krye pasi në mënyrë sistematike, ai dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve.

Familjarët lajmëruan në numrin e Emergjencave 112 për akte dhune dhe më pas Inspektori u shoqërua dhe u arrestua nga SHÇBA. Për të dëmtuarit janë lëshuar urdhrat e mbrojtjes. Materialet proceduriale iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …