Shtëpia / Politika / Djegia e mandateve, Rama: Vendi po kërcënohet nga fantazmat e 1997-s

Djegia e mandateve, Rama: Vendi po kërcënohet nga fantazmat e 1997-s

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Përmet, ku zhvilloi takimin e radhës në kuadër të turit “Bashkia që duam”.

Rama u është drejtuar qytetarëve se në qershor, kjo bashki do t’i kalojë PS, pasi edhe pse nuk i pëlqen të flasë keq për kryetarët e bashkisë që nuk janë të selisë rozë, ai shtoi se ky qytet meriton një drejtues që do t’u kthejë shumëfish besimin votuesve.

“Ky qytet është baza e një ndryshimi që na duhet në zgjidhjet e qershorit. Unë nuk jam nga ata që flasin keq për kryetarët e bashkive që nuk janë të partisë, por është koha që kryetari i kësaj bashkie të shkojë në shtëpi dhe këtu të jetë një njeri i zgjedhur nga të gjithë… e që nuk fut në punë njerëzit e tij, por që vjen aty për t’jua kthyer ju shumëfish besimin ,e për të bërë shumëçka që kemi nevojë të bëjmë.

Lutem çdo natë para se të fle dhe çdo mëngjes para se të hap sytë, që kjo që na ka ndodhur javën e fundit të mos ju kushtoj njerëzve e punëtoreve të këtij vendi që i janë kushtuar këtij drejtimi, turizmit. Përmeti e ka bazën e të ardhurave të veta turizmin

Kam marrë shumë mesazhe nga ju që më thonë mos lësho pe…. Unë nuk kam asnjë pe për të lëshuar, kam një detyrë për të kryer që na e jep kontrata që na e dha shumica. Të qeverisim deri kur të mbarojë mandati ynë dhe deri kur të kemi votat në parlament. Nuk jemi si ata, do ta kryejmë deri në fund.

Sot në 2019 arrijmë në pikën që vendi të kërcënohet nga fantazmat e 1997, për t’i shpëtuar Saliu drejtësisë apo Luli për të shpëtuar karrigen… këto nuk i ha njeri. Kush mund ta hajë broçkullën që këta e bëkan për integrimin e ta çojnë Shqipërinë në Europë, që në asnjë regjim hibrid, nuk është bërë ndonjëherë.

Këto shprehin dy gjëra, dëshpërimin që u ka errësuar sytë dhe u ka humbur ekuilibrin, dhe nga ana tjetër frika nga drejtësia e re që po vjen. Bën çmos për ta penduar reformën e drejtësisë, nuk e penguan dot, e sot po e shohin që po formohen institucionet e drejtësisë e po formohet edhe SPAK”, tha Rama.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

Erjon Braçe reagon për kopertinën e Ditës: Ka beteja qe nuk bëhen me telefon, por bëhen me zë dhe publikisht

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë Erjon Braçe ka reaguar në lidhje me kopertinën e sotme të Ditës …