Shtëpia / Sociale / Doni të ndryshoni pronësinë e mjetit? DPSHTRR jep njoftimin e rëndësishëm

Doni të ndryshoni pronësinë e mjetit? DPSHTRR jep njoftimin e rëndësishëm

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor njofton të gjithë drejtuesit e mjeteve, se nga data 1 mars të gjithë ata që kanë për të bërë ndërrimin e pronësisë së mjetit të tyre, kjo procedurë do të bëhet direkt në sportelet e këtij institucioni.

Shërbimi do të ofrohet në çdo drejtori rajonale ndërsa mësohet se tarifa e shërbimit do të jetë 1400 lekë.

“Tjetër lajm i mirë për qytetarët! Nga 1 Marsi ndërrimi i pronësisë së mjetit direkt edhe në sportelet tona Tarifa e shërbimit vetëm 1400 Lek! Siguri për shitësin e blerësin, verifikim i plotë në sistem. Shërbimi më i ri e i shumëpritur nga qytetarët nis nga Tirana e do ofrohet në gjithë drejtoritë rajonale me cilësi e vëmendje brenda muajit Mars”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

Debati për fidanishten e UBT, Rama si Veliaj: Shkolla “Nënë Tereza” do bëhet!

Kryeministri Edi Rama i ka shprehur mbështetjen kreut të Bashkisë Erjon Veliaj për ndërtimin e …