Shtëpia / Politika / E akuzoi për blerje votash, Safet Gjici ofendon rëndë Palokën: ‘Thape-thupja’ erdhi në Kukës dhe…

E akuzoi për blerje votash, Safet Gjici ofendon rëndë Palokën: ‘Thape-thupja’ erdhi në Kukës dhe…

Pas akuzave të deputetit demokrat Edi Paloka në drejtim të socialistit Safet Gjici për blerje votash, ka reaguar edhe ky i fundit.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, Gjici e quan Palokën “Thape-thupja”,  duke theksuar se kuksianët vlerësojnë njerëzit e punës, jo demagogjitë dhe fjalët boshe

Reagimi i Gjicit

“Çudia më e madhe, 3 ditë zgjat”!

SHQUPI vijon përbaltjen, pasi u panë qartë sesa e duan Shqipërinë nga shqiptarët e ndërkombëtarët.

Thape-thupja hodhi shashkën e radhës, medemek që unë paskam blerë vota!!!

O të shkretë, ju nuk e njihni Kukësin e kuksianët, të cilët vlerësojnë njerëzit e punës, jo demagogjisë dhe fjalëve boshe!

U kuptoj, meqë Thape-thupja erdhi në Kukës dhe ndjeu humbjen e bashkisë, mendoi ta lëshonte dhe një shashkë!

Po pse more qyqar, ti për budallenj i di kuksianët?!

Rri i qetë, përgjigjen do e marrësh më 30 qershor!

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

Ambasadorja e SHBA i kërkon Bashës që Berisha të mos jetë në parlament në shtator: PD nuk mund të hajë bar për hir të një deputeti

Ambasadorja amerikane në Tiranë ka folur për mediat pas takimit që zhvilloi me kreun e …