Shtëpia / Show Bizz / Greta Koçi “xheloze” për kunatin

Greta Koçi “xheloze” për kunatin

Para disa ditësh Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj bënë publike lidhjen duke treguar se shumë shpejt do të martohen. Greta Koçi është shumë pranë tyre dhe në intervistën për “Mos i fol shoferit” në “Ora News” ka rrëfyer marrëdhëniet e familjes me dhëndrin e parë në shtëpi, sidomos sjelljen e nënës së tyre.

“Me Gencin kemi raporte shumë të mira, po e fus dhe unë veten në këtë raport sepse jam vajza e madhe e shtëpisë. Na respekton shumë, e respektojmë shumë. Dua të them që kur vjen Genci, mamaja ime i hyn çdo gjëje me themel, gatuan gjërat më të mira. Dhe unë i them, moj ti, kur të të vijë dhëndri i madh, do bësh kështu. Do bëj thotë, do bëj dhe më shumë”, tha Greta.

Shiko dhe këto

Almeda Abazi merr dhuratën super luksoze nga aktori i famshëm turk (FOTO)

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë një ndër çiftet më të komentuar në mediat shqiptare …