Shtëpia / Rajoni / Hahn i shqetësuar: Mediat në Ballkan të jenë të pavarura

Hahn i shqetësuar: Mediat në Ballkan të jenë të pavarura

Komisioneri Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Johannes Hahn vizitoi Malin e Zi, ku zhvilloi takime me zyrtarët e lartë të Podgoricës dhe me opozitën e vendit. Në një konferencë me gazetarë, ai tha se “Mali i Zi ka një perspektivë të qartë drejt BE-së dhe se bojkotimi i parlamentit nuk është një mënyrë evropiane për të zgjidhur problemet.”

Komisioneri Hahn theksoi se organizatorët e protestës, që po mbahen çdo javë në Mal të Zi, e kontaktuan atë për t’u takuar, por ai vuri në dukje se për shkak të kohës së kufizuar, me përfaqësuesit e protestuesve do të takohet i dërguari i BE-së në Mal të Zi, Aiva Orava.

Një vëmendje të veçantë Hahn ia kushtoj situatës në media dhe lirisë së shprehjes. “Jam i shqetësuar për presionin mbi transmetuesin publik, për shkak të sulmeve ndaj gazetarëve dhe sulmeve kibernetike”, tha Hahn.

Komisioneri Hahn tha se “në rajon dhe në Malin e Zi mediat duhet të jenë vërtetë të pavarura dhe neutrale ndaj spektrit politik.”/VOA

Shiko dhe këto

E ardhmja e Kombit/ Rudina Hajdari: Pas numërimit, thashë stop! Më flihej gjumë

Deputetja Rudina Hajdari ka folur për zgjedhjet e 25 prillit duke zbuluar veprimin e parë …