Shtëpia / Rajoni / Haradinaj: Shantazhit të Beogradit i erdhi fundi, 40 serbë duan të jenë pjesë e ushtrisë së Kosovës

Haradinaj: Shantazhit të Beogradit i erdhi fundi, 40 serbë duan të jenë pjesë e ushtrisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se shantazhit nga Beogradi po i vjen fundi. Ai e mbështet këtë në faktin e integrimit të serbëve në të gjitha strukturat e Kosovës.

“Fakti që rreth 200 pjesëtarë të komuniteteve joshqiptare, prej tyre rreth 40 serbë kanë aplikuar për ushtarë të Kosovës, është shenjë e qartë për integrimin dhe mirëbesimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

“Vullneti i bashkëqytetarëve serbë, që të integrohen në të gjitha strukturat e Kosovës së 17 Shkurtit dëshmon se shantazhit dhe instrumentalizimit të tyre nga Beogradi po i vjen fundi”, shtoi ai.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Agim Çeku ka konfirmuar se për t’u bërë pjesë e ushtrisë kanë aplikuar nga të gjitha komunitetet në Kosovë madje edhe serbë.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

E ardhmja e Kombit/ Rudina Hajdari: Pas numërimit, thashë stop! Më flihej gjumë

Deputetja Rudina Hajdari ka folur për zgjedhjet e 25 prillit duke zbuluar veprimin e parë …