Shtëpia / Politika / “Kam gjithë jetën thuthuq”, Paloka: Rama mori atë që meritoi

“Kam gjithë jetën thuthuq”, Paloka: Rama mori atë që meritoi

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka komentuar hedhjen e bojës nga ai në drejtim të kryeministrit Edi Rama në Kuvend.

I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24, Paloka u shpreh se kur Ruci kërkoi përjashtimin e tij, ai ka thënë se do largohet vetë nga ai parlament. Ruci tha se veprimi i tij nuk ishte hakmarrje personale, por si rezultat i veprimeve të Ramës.

“Unë e kam thënë që në atë parlament do iki vetë sepse ky parlament është i qelbur. Kur Ruçi tha se ju jeni i përjashtuar i kam thënë që në këtë sallë nuk vij vetë më. Kjo ishte ajo që unë kam deklaruar pa u marrë ende vendimi  për mandatet. Ishte një parlament që funksiononte si parlament personal i Ramës. Rama ka qenë shakatari i rritjes së tensioneve dhe incidenteve të tilla. Këto veprime të deputetëve janë nxituar nga sjellja arrogante prej rrugaçi e atij që është kryeministër i këtij vendi. Kjo ngjarje nuk ishte hakmarrje e Palokës. Unë kam gjithë jetën thuthuq.

U them gjithë nënave që kanë fëmijë të tillë se është mjet suksesi. Unë atë ditë kam pritur që atë ditë ta bëjë prapë dhe nëse nuk do fyente edhe mund të mos ndodhte ajo situatë. Ajo që doja unë ishte që t’i nxija surratin. Askush nuk e dinte që unë kisha bojë me vete. Diçka i lashë të kuptohej Bashës së unë do reagoja. Ja kam thënë Bashës më përpara dhe jo atë ditë. Por Ramës duhet t’i reagojmë dhe ta poshtërojmë. Për atë ditë Basha nuk kuptoi gjë. Rama e filloi me fyerje ndaj kreut të opozitës. Rama mori atë që meriton”, deklaroi Paloka.

Balkanweb

Shiko dhe këto

Ambasadorja e SHBA i kërkon Bashës që Berisha të mos jetë në parlament në shtator: PD nuk mund të hajë bar për hir të një deputeti

Ambasadorja amerikane në Tiranë ka folur për mediat pas takimit që zhvilloi me kreun e …