Shtëpia / Ekonomia / Kardhiq-Delvinë, Rama inspekton punimet: Të jetë rrugë model

Kardhiq-Delvinë, Rama inspekton punimet: Të jetë rrugë model

Në lotin e katërt të aksit Kardhiq-Delvinë punimet kanë kaluar 50% të volumit. Kryeministri Edi Rama shkoi të inspektonte ecurinë e punës në këtë rrugë, përfundimi i së cilës do të evitojë Qafën e Muzinës, duke shkurtuar me 1 orë lidhjen e Tiranës me Sarandën.

“Duhet bërë një projekt siç e ka gjithë bota normale, që aty ku gërryhet mali ose kodra për arsye të veprës, të krijohen kushte për rehabilitim. Është tamam si një plagë që çan dhe e lë në qiell të hapur. Volumi i punës është shumë i kënaqshëm. Sfida jonë është që jo vetëm të bëjmë rrugë ku të kalojnë njerëzit, por edhe rrugë cilësore, të qëndrueshme dhe nga pikëpamja mjedisore të pakontestueshme. Kështu që është shumë mirë, por duhet të bëhen të gjitha këto që të kurohet çdo lloj detaji që të jetë rrugë model”, deklaroi Rama.

Aksi Kardhiq-Delvinë pritet të ndihmojë edhe turizmin në jugun e vendit, ndërsa banorët e zonës shpresojnë se impakti do të ndjehet edhe në ekonomitë e tyre lokale.

Gjatë qëndrimit në jug të vendit, kryeministri vizitoi edhe qendrën shëndetësore të Lunxhërisë, në të cilën është investuar në kuadër të programit për rindërtimin e 300 qendrave shëndetësore në mbarë vendin./Top Channel

Shiko dhe këto

Ligji i ri/ Sigurimi i automjeteve dhe aksidentet, tarifat e ndryshme: Ja sa bëhen!

Qeveria ka gati projektligjin të ri për sigurimet, i cili shtrëngon edhe më shumë mjetet …