Shtëpia / Sociale / Kënd lodrash në Vaqarr, Veliaj: Shqipëria ndryshon nga ata që e marrin përsipër detyrën

Kënd lodrash në Vaqarr, Veliaj: Shqipëria ndryshon nga ata që e marrin përsipër detyrën

Fëmijët e Vaqarrit kanë një kënd të ri lojërash. Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte sot në hapjen e këndit me sipërfaqe 1155m2, që plotëson nevojat e të gjitha grupmoshave të komunitetit në zonë, me module e lodra për fëmijë e hapësira çlodhjeje për më të rriturit.

AI theksoi se ky është një tjetër premtim i mbajtur, duke shtrirë investimet jo vetëm në qendër, por edhe në zonat rurale.

“Është gjithmonë kënaqësi e jashtëzakonshme rikthimi në Vaqarr. Ky është këndi ynë i 43-të në 43 muaj punë në Bashkinë e Tiranës. Pas këndeve të lojërave në Krrabë, në Dajt, në Kashar, në Farkë, tani kemi edhe këndin e lojërave në Vaqarr, për t’u siguruar që fëmijët e Tiranës, pavarësisht ku jetojnë, në ish komuna apo në qendër të Bllokut, të kenë të njëjtin akses për një fëmijëri të shëndetshme”, deklaroi Veliaj.

Por, investimet në zonën e Vaqarrit nuk ndalen këtu. Bashkia e Tiranës do të vijojë punën e nisur për rikonstruksionin shkollave në këtë zonë, mbjelljen e pemëve, ndërkohë që Liqeni i Vaqarrit po transformohet tërësisht, nga një vend grumbullim mbetjesh në një park të vizitueshëm. “Do të vazhdojmë edhe me mbjelljet, edhe me rikonstruksionin e shkollave. Vaqarri ishte ai që vuante më shumë nga landfilli i vjetër i Sharrës; por landfilli i ri jo vetëm ka eliminuar mbetjet, helmet dhe djegiet që ndodhnin aty, ndërsa sot është kthyer në një park. Ndërkohë, po i rikthejmë fytyrën e vërtetë liqenit të Vaqarrit. Ka qenë një zonë pyjore, me pisha, e degraduar, e vjedhur, e prerë, e shkatërruar, sot po rimbillet”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Ndërkaq, në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar kanë nisur bisedimet për rindërtimin e rrugës kombëtare Tiranë – Ndroq-Plepa, që do t’i jepte kryeqytetit një hyrje të re, por njëkohësisht edhe një impuls të ri zhvillimit ekonomik të gjithë zonave ku kalon.

Krahas punës për të ndërtuar hapësira rekreative dhe argëtimi për të vegjlit në çdo lagje të qytetit, Bashkia e Tiranës po i kushton një rëndësi të veçantë edhe zonave periferike dhe rurale, në mënyrë që të krijojë mundësi të barabarta për të gjithë.

Shiko dhe këto

Debati për fidanishten e UBT, Rama si Veliaj: Shkolla “Nënë Tereza” do bëhet!

Kryeministri Edi Rama i ka shprehur mbështetjen kreut të Bashkisë Erjon Veliaj për ndërtimin e …