Shtëpia / Sociale / Largohet karakatina e fundit nga sheshi “Skënderbej”, nis ndërtimi i stacionit të autobusëve (Foto)

Largohet karakatina e fundit nga sheshi “Skënderbej”, nis ndërtimi i stacionit të autobusëve (Foto)

Bashkia e Tiranës ka filluar punën për t’i hapur rrugë ndërtimit të stacionit të autobusëve urbanë në kryeqytet që do të jetë pas Pallatit të Kulturës. Mjetet e rënda të Bashkisë kanë filluar heqjen edhe të pengesës së fundit pranë sheshit “Skënderbej” për t’i hapur rrugë projektit të ri.

Lajmin e ka dhënë vetë Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili ka publikuar në profilin e tij në Facebook, aksionin për prishjen e karakatinës së fundit, që shërbente si bar dhe bingo.

“Çibani i fundit! Kur Edi Rama nisi pastrimin e Tiranës, qendra e kryeqytetit, Lana dhe Parku Rinia kishin 1,000 + ndërtime pa leje! Pas 15 viteve pastrim (pa mandatin e gjumit) sot largohet dhe karakatina e fundit nga Sheshi ‘Skënderbej’ për t’i hapur rrugë stacionit të autobusit”, shkruan Veliaj.

#td_uid_1_5c71b6016a11b .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/02/52663236_841404079543994_4760521345496776704_n-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5c71b6016a11b .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/02/53030455_347275715877620_711421488170795008_n-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5c71b6016a11b .td-doubleSlider-2 .td-item3 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/02/52987234_404902976950900_5587820321169211392_n-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

Debati për fidanishten e UBT, Rama si Veliaj: Shkolla “Nënë Tereza” do bëhet!

Kryeministri Edi Rama i ka shprehur mbështetjen kreut të Bashkisë Erjon Veliaj për ndërtimin e …