Shtëpia / Aktualitet / Mafia e gjobvënies, zbardhet skema se si biznesmenët iu dhuronin aksione

Mafia e gjobvënies, zbardhet skema se si biznesmenët iu dhuronin aksione

Personat që shihni në këto foto janë Erjon Llapushi dhe Sajmir Fraholli, të cilët prej më shumë se dy muajsh ndodhen në qelitë e paraburgimit. Ata dyshohen si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që përmes shantazhit e dhunës kanë detyruar biznesmenë të ndryshëm nga Pogradeci t’u dhurojnë aksione në kompanitë e tyre.

Në dosjen e prokurorisë që disponon Neës24 janë zbardhur dëshmitë e aksionerëve të kompanive, ku iu shpjegohet hetuesve brutaliteti me të cilën vepronin anëtarët e bandës, me qëllim që ata të firmosnin kontratat për dhurimin e aksioneve. Në dhjetor të 2018 dy vëllezër biznesmenë kanë kërkuar ndihmë nga institucionet, pasi ndiheshin të rrezikuar për jetën e tyre dhe të familjarëve. Ata kanë informuar prokurorinë se për këtë shkak kishin pezulluar edhe punën.

Prokuroria për Krime të Rënda ka dyshime se pjesëtarët e grupit që vijojnë të jenë në arrati po kërcënojnë biznesmenët që të tërheqin dëshmitë e tyre e për këtë arsye ka kërkuar ndihmën e policisë. Në dokumentet zyrtare të sekuestruara nga prokuroria rezulton se dy të dyshuarit Llapushi e Fraholli i kanë tjetërsuar një pjesë të aksioneve duke ua dhuruar personave të tretë gjithashtu me precedentë penal/ Balkan Ëeb

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …