Shtëpia / Aktualitet / Nga hero në dhunues, ky është zjarrfikësi i arrestuar sot

Nga hero në dhunues, ky është zjarrfikësi i arrestuar sot

Dhunë sistematike fizike e psikologjike prej kohësh por tashmë duhet të qëndrojë larg gruas dhe fëmijëve. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme i ka vënë prangat një zjarrfikësi të akuzuar për veprat penale “Torturë” dhe “Dhunë në familje”. Por zjarrfikësi i arrestuar Lorenc Hatia nuk është i panjohur për opinionin publik.

Vetëm dy vjet më parë ai u bë ‘hero’ pasi ishte një nga punonjësit e zjarrfikësve që mori pjesë në shpëtimin e Bibliotekës Kombëtare që u përfshi nga flakët në 16 mars 2017. Madje dhe kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj publikoi foton e tij dhe një falënderim të veçantë. Por sot Ministria e Brendshme tha se familjarët lajmëruan në numrin e Emergjencave 112 për akte dhune dhe më pas Inspektori u shoqërua dhe u arrestua nga SHÇBA. Për të dëmtuarit janë lëshuar urdhrat e mbrojtjes./Balkan Web

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …