Shtëpia / Politika / Ngjela ironizon Bashën dhe Kryemadhin: Pasuritë kur do i dorëzoni?

Ngjela ironizon Bashën dhe Kryemadhin: Pasuritë kur do i dorëzoni?

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar veprimin e opozitës për djegien e mandateve. Ngjela ka shpërndarë një postim në Facebook, ku ngre pyetjen se kur do dorëzohen pasuritë, duke shtuar se kartonët bosh nuk i duhen askujt.

“Po mirë ore vetëm mandatet dorëzuat ju? Po ndonjë pasuri që keni me shumicë nuk do ta dorëzoni? Kujt i duhen kartonët bosh?”, shkruhet në statusin e shpërndarë nga Ngjela.

Të enjten deputetët e Partisë Demokratike dhe ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim dorëzuan mandatet e tyre.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

“Ballkani i Hapur”, SHBA: Kosova t’i qaset me mendje të hapur integrimit rajonal ekonomik

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se mbështesin përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për të forcuar …