Shtëpia / Politika / Opozita merr vendimin, ja si do e rrëzojmë Ramën

Opozita merr vendimin, ja si do e rrëzojmë Ramën

Mësohet vendimi që Partia Demokratike mori në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve. Raportohet se opozita do të protestojë çdo të enjte tek Parlamenti, duke penguar në këtë mënyrë edhe zhvillimin e seancës plenare.

3 ditë më parë, protesta e opozitës pamundësoi zhvillimin e seancës plenare. Pavarësisht paralajmërimeve të qeverisë për dhunë dhe hyrje me forcë në parlament, nuk u shënua asnjë incident.

Të enjten opozita dorëzoi zyrtarisht mandatet e deputetëve. Nëpërmjet këtij hapi ekstrem, opozita beson se do të detyrojë kryeministrin Rama të tërhiqet nga pushteti i blerë në bashkëpunim me krimin dhe t’i hapë rrugë një qeverie tranzitore, që do të siguroje zgjedhje të lira e të ndershme.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

FOTO: “Ia derdh plumbin në gojë nëse Berisha tradhëton Amerikën…” Disa detaje nga historia e Berishës, Hajdarit dhe Kadaresë në SHBA në 1991

  Robert Papa ishte gazetar i njohur afër PD në vitet ’90. Në një rrëfim …