Shtëpia / Aktualitet / Përveç predhës, në Pukë gjenden edhe 46 granata. FA në vendngjarje

Përveç predhës, në Pukë gjenden edhe 46 granata. FA në vendngjarje

Ministria e Mbrojtjes dërgoi urgjent një ekip EOD (explosive ordnance disposal) të Forcave të Armatosura në bashkinë e Pukës, ku një ditë më parë punonjësit e gjelbërimit gjetën një predhë 120 mm.

Gjatë kërkimeve dhe krehjes së zonës, xhenierët e Forcave të Armatosura zbuluan 40 granata dore difensive, 6 granata dore ofensive si dhe një granatë dore me bisht.

Nga verifikimet paraprake, dyshohet që këto municione të kenë dalë nga depot e FA dhe të jenë hedhur në zonë gjatë trazirave të vitit 1997, duke u shndërruar në një rrezik serioz për jetën e banorëve.

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …