Shtëpia / Sociale / Po ndante dy të dehur, goditet me tullë në fytyrë mjeku në Durrës

Po ndante dy të dehur, goditet me tullë në fytyrë mjeku në Durrës

Një mjek është goditur me tullë pasditen e sotme në spitalin e Durrësit. Sipas të dhënave të para, mjeku u godit teksa kishte ndërhyrë për të ndarë dy persona të dehur që po ziheshin.

Dy të dehurit mësohet se u konfliktuan në urgjencën e spitalit dhe mjeku i turnit është përpjekur t’i ndajë, por njëri prej tyre e ka goditur me tullë në fytyrë.

Mjeku po merr ndihmë mjekësore në spital, ndërsa policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

Debati për fidanishten e UBT, Rama si Veliaj: Shkolla “Nënë Tereza” do bëhet!

Kryeministri Edi Rama i ka shprehur mbështetjen kreut të Bashkisë Erjon Veliaj për ndërtimin e …