Shtëpia / Rajoni / Protestuesit kundër Vuçiç në Serbi, kërkojnë zbardhjen e vrasjes së Ivanoviç

Protestuesit kundër Vuçiç në Serbi, kërkojnë zbardhjen e vrasjes së Ivanoviç

Serbët kanë dalë sërish në protestë kundër presidentit të tyre, Aleksandër Vuçiç. Në duar ata mbanin pankarta në të cilat shkruheshin premtimet e pa realizuara gjatë mandatit të Vuçiç në krye të presidencës serbe.

Përveç premtimeve për reforma dhe pensione, protestuesit i përmendën Vuçiçit edhe zbardhjen e vrasjes së ish-liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviç.

Ivanoviç u vra më 16 janar të vitit të kaluar në Mitrovicën e Veriut, ndërkohë që rasti ende është nën hetim.

Rrugët e Beogradit kohëve të fundit janë mbushur shpesh herë me protestues të cilët kërkojnë dorëheqjen e Vuçiç.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

E ardhmja e Kombit/ Rudina Hajdari: Pas numërimit, thashë stop! Më flihej gjumë

Deputetja Rudina Hajdari ka folur për zgjedhjet e 25 prillit duke zbuluar veprimin e parë …