Shtëpia / Politika / Rama në Përmet: Ka ardhur koha që kryetari i Bashkisë të ikë në shtëpi

Rama në Përmet: Ka ardhur koha që kryetari i Bashkisë të ikë në shtëpi

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në qytetin e Përmetit. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se ka ardhur koha që kryetari i Bashkisë së Përmetit të largohet.

“Besimi juaj mbetet i palëkundur dhe besimi do të jetë baza që na duhet për zgjedhjet e qershorit. Unë nuk jam nga ata që flas keq për kryetarët e Bashkisë që nuk janë të partisë. Por, sinqerisht mendoj që është koha që kryetari i bashkisë të shkojë në shpi.

Dhe të jetë një njeri i zgjedhur jo për të shpenzuar taksa dhe për të mbajtur njerëz mbi numrin e nevojshëm, por për t’i kthyer juve përmetarëve besimin.

Kryetari i Bashkisë është me votat e atyre që më shumë se votonin për të, votonin kundër kandidaturës sonë. Por, sot kam bindjen që të gjithë shohin ndryshimin e madh. Përmeti të cilit politikanët kujtoheshin vetëm kur kishte zgjedhje është një Përmet totalisht i transformuar”, deklaroi kreu i qeverisë.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

Erjon Braçe reagon për kopertinën e Ditës: Ka beteja qe nuk bëhen me telefon, por bëhen me zë dhe publikisht

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë Erjon Braçe ka reaguar në lidhje me kopertinën e sotme të Ditës …