Shtëpia / Aktualitet / Shpërndante drogë në shkolla, arrestohet 32-vjeçari

Shpërndante drogë në shkolla, arrestohet 32-vjeçari

Shpërndante lëndë narkotike në shkolla, Patrulla e Policisë Lushnje kap në flagrancë autorin. Në pranga ka rënë shtetasi M.B, 32 vjeç, banues në Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në ambientin përreth shkollës u kap me disa doza lëndë narkotike të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …