Shtëpia / Aktualitet / Tragjedia në Pukë, era hedh në greminë të rinjtë teksa kullotnin bagëtitë

Tragjedia në Pukë, era hedh në greminë të rinjtë teksa kullotnin bagëtitë

Një ngjarje e rëndë tronditi sot qytetin e Pukës. Dy të rinj, të cilët kishin shkuar për të kullotur bagëtitë u gjetën të vdekur në zonën e Buzhalës, të njësisë administrative Qelez.

Sipas informacioneve të policisë, si pasojë e motit të keq dy të rinjtë i ka marrë era, ndërsa kanë përfunduar në humnerë duke humbur jetën.

Sipas informacioneve të para raportohet se dy viktimat janë shtetasit Taulant Pjetri 20 vjeç dhe Kristaq Maka 24 vjeç. Mësohet se Kristaq Maka ka shkuar te shoku i tij që po ruante bagëtitë.

Fillimisht kanë qenë banorët e zonës dhe familjarë të viktimave që kanë njoftuar policinë. Në vendin e ngjarjes është nisur menjëherë policia dhe banorët e zonës.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …