Shtëpia / Politika / Vasili: Çdo sekondë i kaluar do jetë shkatërrimtar për Ramën

Vasili: Çdo sekondë i kaluar do jetë shkatërrimtar për Ramën

Kreu i Grupit Parlamentarë të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas reportazhit të transmetuar televizioni Italian, “Rai 2”, ku u intervistua një nga trafikantët e Shijakut dhe që fliste për mënyrën se si me paratë e drogës blihen zgjedhjet në vendin Shqipëri. Sot në një konferencë për shtyp Vasili tha se këto provo tregonin qartë se, sipas tij Rama bleu zgjedhjet në vitin 2017.

“Pas dëshmive të televizionit shtetëror të televizionit Italian “Rai”, 2 i cili hedh dritë për vjedhjen e  votave në vitin 2017. Narko-shteti dhe marijuana bleu zgjedhjet e 2017b dhe do i blejë edhe të radhës, këtë konfirmon krimi i organizuar. I bëri Edi Ramës të paraqitej në popull, pa program duke kërkuar vetëm timonin sepse timonin donin narko-trafikantët. Telekomandën e Edi Ramës e mbanë në dorë krimi i organizuar. Ka një pyetje që e ngre dhe ‘Rai 2’ për ‘dosjen 339’.

Pse kanë frikë të ecin përpara me këtë dosje? Çfarë shantazhesh personazhet e dosjes i bëjnë njëri tjetrit? Çfarë të vërtetash tronditëse kanë për njëri tjetrin. ‘Rai 2’, konfirmon që dosja mbahet e bllokuar. Sot i tërë populli shqiptarë së bashku me opozitën janë vendosur në një krah dhe në krahun tjetër ndodhet një Kryeministër mbështetur nga kriminelët. Sfidën e ka fituar dhe e fiton populli. Çdo sekondë i kaluar do jetë shkatërrimtar për Ramë. Shqipëria është e jona dhe nuk e vjedh dot Rama me ‘dosjen 339’”, tha Vasili.

Shiko dhe këto

FOTO: “Ia derdh plumbin në gojë nëse Berisha tradhëton Amerikën…” Disa detaje nga historia e Berishës, Hajdarit dhe Kadaresë në SHBA në 1991

  Robert Papa ishte gazetar i njohur afër PD në vitet ’90. Në një rrëfim …