Shtëpia / Aktualitet / Aksident në Fushë Krujë, plagosen 3 të rinj – njëri vdes në spital (EMRAT)

Aksident në Fushë Krujë, plagosen 3 të rinj – njëri vdes në spital (EMRAT)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Fushë Krujë. Automjeti tip “Fuoristradë” me të cilin udhëtonin tre të rinj kanë dalë nga rruga në afërsi të fshatit Kamberas duke u përplasur më bordurën e një pike karburanti.

Tre djemtë mbetën të plagosur rëndë dhe u dërguan në gjendje kritike për jetën në spitalin e Traumës në Tiranë.

Por rreth orës 11:15 aty ka ndërruar jetë Altin Vogli, një nga pasagjerët që udhëtonin me mjetin e aksidentuar. Ndërkohë drejtuesi i mjetit Ilir Gega dhe pasagjeri tjetër Dorjan Hifi mbeten në rrezik për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …