Shtëpia / Politika / Basha përdor propagandën ruse, për të influencuar tek ndërkombëtarët

Basha përdor propagandën ruse, për të influencuar tek ndërkombëtarët

Protesta e opozitës së bashkuar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe vendimi i tyre për të djegur mandatet e deputetëve, është pasqyruar gjerësisht në mediat ndërkombëtare. Për më tepër në terrenin shqiptar kanë zbarkuar edhe vetë gazetarët e huaj, kryesisht italiane, teksa tensioni politik është rritur në prag të vendimit të BE për çeljen e negociatave të anëtarësimit.

Secila nga palët politike po i bën pasqyrimin e saj aktit të paprecedentë të opozitës, me PS dhe kryeministrin Edi Rama që thekson se rivalët e tij duan të minojnë demokracinë dhe kanë frikë nga drejtësia e re, ndërsa Lulzim Basha e Monika Kryemadhi e akuzojnë si blerës votash dhe mbështetës të bandave kriminale.

Në kuadër të këtij raportimi ndërkombëtar që po i bëhet ngjarjeve që prodhon politika shqiptare, portali Lexo.al ka publikuar një investigim, sipas të cilit rezulton se kreu i PD, Lulzim Basha po përdor propagandën ruse, për të influencuar tek ndërkombëtarët.

Duke analizuar një prononcim të Bashës për televizionin “Russia Today”, nga Lexo.al pretendohet se lideri i opozitës po i nxin faqen vendit, ndërsa Partia Demokratike e ka përgënjeshtruar prononcimin e kreut të saj.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=ua7FFi3nww8?feature=oembed&w=640&h=360]

Ndërkohë, në kronikën e televizionit rus thuhet se “Shqipëria është në zjarr”, ndërsa spikeri e përshkruan vendin tonë si një vend ku ka lulëzuar krimi, duke iu referuar deklaratave të Bashës.

Por, në këtë edicion informativ bie në sy një intervistë e gazetares angleze Alice Taylor, e cila banon në Tiranë. Gazetarja që flet për “Shqipërinë e krimit dhe të drogës”, rezulton të jetë  editorialiste në portalin e këshilltarit për Komunikimin të Bashës, zotit Neritan Sejamini.

Alice Taylor dhe truproja i Bashës, Ergys Hoxha

Gazetarja me origjinë angleze që flet për “Russia Today” është gjithashtu e fejuara e truprojës së Lulzim Bashës. Po flasim për Ergys Hoxhën, i cili është një nga dy truprojat që e shoqëron kreun e PD në çdo dalje të tij.

Ndërkohë sipas Lexo.al, Taylor rezulton të jetë gjithashtu korespodente nga Tirana për portalin rus tsarizm.com, një media që ka në bordin drejtues lobistin rus Yuri Vanetik.

#td_uid_1_5c72a3796964b .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/02/IMG-20190223-WA0046-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5c72a3796964b .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/02/IMG-20190223-WA0047-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}

Ky i fundit është mik dhe bashkëpunëtor i Nick Muzin, Mike Flynn dhe Kemal Alptekin, për të cilët në media u përfol gjatë se Partia Demokratike i kishte paguar si lobist pranë saj dhe se Lulzim Basha i kishte takuar personalisht.

Shiko dhe këto

Abuzimi me tenderat/ GJKKO merr vendim për Fatos Tushen, lë në burg për ish-kryebashkiakun

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka lënë fuqi masën e sigurisë “arrest …