Shtëpia / Sport / Çelsin e “tradhtojnë” brazilianët, City fiton trofeun e parë sezonal (Video)

Çelsin e “tradhtojnë” brazilianët, City fiton trofeun e parë sezonal (Video)

Manchester City siguron trofeun e parë sezonal në Angli, pasi mposhti 4-3 me 11-metërsha Chelsea-n në finalen e Kupës së Ligës, ose siç quhet ndryshe Carabao Cup.

120 minutat e kohës së rregullt dhe shtesës përfunduan me rrjeta të paprekura, ndaj për të përcaktuar fituesin futbollistët e të dyja skuadrave do të ekzekutonin penalltitë.

Pikërisht në “ruletën” e 11-metërshave Citizens patën më shumë fat, pasi humbën vetëm një gjuajtje, atë të Leroy Sane, ndërsa blutë e Londrës u “tradhtuan” dy brazilianë, fillimisht nga Jorginho në tentativën e parë dhe më pas nga David Luiz në serinë e katërt.

Penalltia e fundit e shënuar nga Sterling shënoi edhe nisjen e festës për skuadrën e Pep Guardiolës, kampionen në fuqi të Premier League-s.

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=mto’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

Interi bën goditjen e parë në merkato, trajneri Conte duket i kënaqur

Ashraf Hakimi është lojtari më i ri i Interit. Marokeni sot zbriti në Milano për …