Shtëpia / Sport / “Derbi i Anglisë”/ United-Liverpool, “Old Trafford” spërkatet me hudhër

“Derbi i Anglisë”/ United-Liverpool, “Old Trafford” spërkatet me hudhër

Në mitikun “Old Traford” do të luhet sot në orën 15:05, “Derbi i Anglisë” midis vendasve të Manchester United dhe miqve të Liverpool.

Por para përballjes së 200 në histori ndërmjet dy klubeve më të lavdishme angleze, në “Old Traford” të gjithë janë angazhuar për të garantuar gjendjen optimal të fushës së blertë, për të garantuar spektaklin e supersfidës.

Kamerat e Sky Sport  kanë sigluar një teknikë të rrallë që stafi mirëmbajtës i “Old Traford” po përdor për të garantuar cilësinë më të lartë të fushës.

https://platform.twitter.com/widgets.js

Mirëmbajtësit e kanë spërkatur barin me një përzierje me bazë hudhre, e cila ia pamundëson parazitëve të dëmtojnë rrënjët e barit të stadiumit.

Edhe pse United ka pesë vite që e përdor këtë teknikë dhe nuk është klubi i vetëm që e përdorë, kur pamjet u publikuan fillimisht nisi një debat i madh në rrjetet sociale. Kjo pasi, kishte teori të ndryshme se pse United kishte vendosur ta bëjë këtë gjë dy ditë para derbit.

Por kjo bëhet pasi nëse ka njerëz në momentet e spërkatjes, era e hudhrës mund të ndihet deri rreth një kilometër larg, por ajo zhduket krejtësisht në ditën e ndeshjes.

Kjo është një teknik që klubi nga Mançesteri e përdorë para çdo ndeshje pasi është treguar e suksesshme, pasi fusha e Old Trafford është një nga më të mirat në botë.

Shiko dhe këto

Interi bën goditjen e parë në merkato, trajneri Conte duket i kënaqur

Ashraf Hakimi është lojtari më i ri i Interit. Marokeni sot zbriti në Milano për …