Shtëpia / Aktualitet / Durrës, 45-vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri në makinë

Durrës, 45-vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri në makinë

Trupi i një 45-vjeçari është gjetur  në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Sipas policisë, brenda një automjeti tip “Benz” është gjetur i vrarë me armë zjarri shtetasi me iniciale M.N. Viktima është banues po në të njëjtën lagje.

Policia e Durrësit, thotë se “ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:10 minuta të mëngjesit të sotëm (24 shkurt), ku shtetasi me iniciale N.Z. 37 vjeç, për motive të dobëta dyshohet se ka vrarë 45 vjeçarin”.

Autori i dyshuar pas krimit është larguar menjëherë dhe është shpallur në kërkim, ndërsa policia po punon për kapjen e tij.

Grupi Hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave te kësaj ngjarje.

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …