Shtëpia / Aktualitet / Fuoristrada del nga rruga në Fushë Krujë, plagosen rëndë 3 të rinj (EMRAT)

Fuoristrada del nga rruga në Fushë Krujë, plagosen rëndë 3 të rinj (EMRAT)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Fushë Krujë. Automjeti tip “Fuoristradë” me të cilin udhëtonin tre të rinj kanë dalë nga rruga në afërsi të fshatit Kamberas duke u përplasur më bordurën e një pike karburanti.

Tre djemtë janë plagosur rëndë. Ata janë identifikuar si Ilir Gega (drejtuesi i mjetit) dhe miqtë e tij Altin Vogli dhe Dorjan Hifi.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidenti, ndërkohë që të plagosurit janë dërguar në gjendje kritike për jetën në spitalin e Traumës në Tiranë.

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …