Shtëpia / Aktualitet / Greqi, “Vale Rossi” shqiptar kapet duke kaluar 9 kg drogë me motor në kufi

Greqi, “Vale Rossi” shqiptar kapet duke kaluar 9 kg drogë me motor në kufi

Rastet e trafikut të drogës në kufirin e gjelbër midis Shqipërisë dhe Greqisë janë shtuar së fundmi pavarësisht arrestimeve të vazhdueshme nga pala helene. Por, sot një rast i paprecedentë është regjistruar, pasi droga po transportohej me motor nga një 21-vjeçar shqiptar.

Mësohet se 9 kg marijuanë janë sekuestruar teksa po transportoheshin në Igumenicë me motor. Lënda narkotike ishte e ndarë në 18 pako.

Ndërkohë, operacioni vijoi edhe brenda qytetit te Igumenicës ku u ndalua një mjet që drejtohej nga një grek 63-vjeç. Ai u arrestua pasi  me mjetin e tij shërbente për kontrollin e rrugës, ku do të kalonte motori me drogë.

Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 1.2 ton marijuanë që është futur nga kufiri me Shqipërinë.

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …