Shtëpia / Sport / Hysaj jep asist, Napoli shkatërron 0-4 Parmën (Video)

Hysaj jep asist, Napoli shkatërron 0-4 Parmën (Video)

Carlo Ancelotti ishte kritikuar se Napolit të tij po i shterronin golat, teksa në 4 ndeshjet e fundit kishte marrë 3 barazime të bardha, por ndaj Parmës të kaltrit u shndërruan  në “uragan”, duke fituar me rezultatin e thellë 0-4.

Ma Malcuit, tashmë i “stampuar” si mbrojtës i djathtë, edhe në këtë sfidë Hysaj luajti titullar në të majtë, në pozicionin e ri ku e ka përshtatur Ancelotti edhe për shkak të mungesave.

Shkodrani tregoi se mbetet një lojtar i nivelit të lartë, teksa në minutën e 19-të shërbeu për polakun Milik, që zhbllokoi takimin. Ky gol e çliroi psikologjikisht Napolin, tashmë dominues në fushë, duke shënuar edhe tre gola të tjerë, dy prej të cilëve i realizoi i njëjti autor, Milik (e mbylli me tregolësh), ndërsa në fund gjeti rrjetën edhe Aunas.

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=mto’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

Interi bën goditjen e parë në merkato, trajneri Conte duket i kënaqur

Ashraf Hakimi është lojtari më i ri i Interit. Marokeni sot zbriti në Milano për …