Shtëpia / Sport / Juven e nderon Dybala, ndërsa në fund e shpëton shtylla (Video)

Juven e nderon Dybala, ndërsa në fund e shpëton shtylla (Video)

Mjaftoi goli i Paulo Dybalas në minutën e 67-të që Juventusi të siguronte fitoren e radhës në Serinë ndaj Bolognas në transfertë, duke vijuar pa rivalë rrugëtimin drejt titullit të radhës kampion. Tri pikë të vuajtura këto për bardhezinjtë, që në kohën shtesë ishin më shumë fat, pasi Sansone u ndal nga shtylla në tentativën e tij për të barazuar takimin.

Humbja me Atleticon në Champions duket se ka lënë pasoja psikologjikë tek ekipi i Allegrit, që pavarësisht fitores nuk tregoi supermacinë e zakonshme në fushën e blertë.

Përfundoi në barazim 1-1 përballja mes Sassuolo sdhe SPAL-it, me Peluson që kaloi në epërsi vendësit në pjesën e parë, ndërsa Petanga nga pika e bardhë e penalltisë barazoi në fraksionin e dytë. U mbyll 0-0 takimin mes Chievos dhe Genoas, rezultat që jep pak shpresë për veronezët në luftën për mbijetesë. Më herët Sampdoria fitoi 1-0 me Cagliarin me gol të Quagliarellas me 11-metërsh.

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=mto’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

Interi bën goditjen e parë në merkato, trajneri Conte duket i kënaqur

Ashraf Hakimi është lojtari më i ri i Interit. Marokeni sot zbriti në Milano për …