Shtëpia / Aktualitet / Korçë, qëllohet me armë zjarri drejt një makine të parkuar

Korçë, qëllohet me armë zjarri drejt një makine të parkuar

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës. Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një makine. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr 4 të qytetit.

Burime nga policia bëjnë të ditur se autorët kanë qëlluar drejt një makinë e cila ishte e parkuar dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Mësohet se mjeti që u qëllua me armë zjarri ishte i parkuar. Pas ngjarjes autorët janë larguar në drejtim të paditur. Policia ka rrethuar zonën dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …