Shtëpia / Sociale / Moti/ Gjatë natës -11°C, ja sa do të vijojë ulja e temperaturave

Moti/ Gjatë natës -11°C, ja sa do të vijojë ulja e temperaturave

“Pranvera” që erdhi në mes të shkurtit u pasua ditën e djeshme nga temperatura të acarta që na rikthyen “ethet” e një dimri të gjatë. Për ata që janë kurioz të dinë ecurinë e motit në vazhdim, Meteoalb ka bërë me dije se temperaturat e ulta  do të vijojnë edhe ditën e sotme.

Ndërkohë nga nesër pritet rritje e lehtë e temperaturave.

“Rritja do të vijojë me 2-3°C edhe të martën ndërsa pas të mërkurës, temperaturat rriten ndjeshëm duke vijuar të larta edhe 10-ditëshin e parë të muajit mars 2019. Gjatë fundjavës priten reshje të pakta dhe të izoluara në Veri dhe zonat Qendrore. Si pasojë e temperaturave të ulëta, reshjet do jenë dëbore në zonat malore (aty ku do ketë reshje) por rrezikohen edhe disa zona të ulëta, nga flokë të përkohshëm dëbore”, sqaron Meteoalb.

Nddërkohë gjatë natës të shtunën dhe mëngjesin e së dielës, temperaturat minimale kanë zbritur deri në -11 gradë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se në Qarkun e Korçës gjatë natës reshjet e dëborës u ndërprenë.

“Kompania e mirëmbajtjes ka qenë në punë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhir – Qafa e Qarrit Korçë-Ersekë.  Kalimi në rrugën e Dardhës bëhet me zinxhir. Në Veri qarkullohet pa probleme. Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve vetëm në km e fundit të aksit Ura e Cerenecit- Steblevë”, sqaron ARRSH.

Shiko dhe këto

Debati për fidanishten e UBT, Rama si Veliaj: Shkolla “Nënë Tereza” do bëhet!

Kryeministri Edi Rama i ka shprehur mbështetjen kreut të Bashkisë Erjon Veliaj për ndërtimin e …