Shtëpia / Politika / Myslym Murrizi “zhvishet” edhe nga drejtimi i PD-së në Lushnjë

Myslym Murrizi “zhvishet” edhe nga drejtimi i PD-së në Lushnjë

Partia Demokratike vazhdon “ndëshkimin” ndaj deputetit Myslym Murrizi, i cili ditën e sotme është përjashtuar nga të gjitha strukturat e partisë, pasi doli kundër vendimit të grupit parlamentar për të djegur mandatin.

Murrizi ishte edhe kryetar i degës së PD-së në Lushnjw, por pas përjashtimit, Lulzim Basha ka dërguar në këtë qytet Enkelejd Alibeajn dhe Sahit Dollapin, që është sekretar organizativ për të ristrukturuar degën e këtij qyteti.

Deputeti dhe zyrtari demokrat, janë takuar me demokratët e kësaj zone sot pasdite, ndërsa mësohet se në bazë të riorganizimit të ri do të ketë dy degë, përpos Lushnjës dhe në Divjakë.

Murrizi refuzoi të dorëzojë mandatin e deputetit, duke dalë kështu kundër vendimit të PD dhe opozitës së bashkuar, si formë presioni për largimin e kryeministrit Rama nga pushteti.

Ai e argumentoi vendimin e tij se është një pro-amerikan dhe se përfaqëson vullnetin e popullit që e ka votuar.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

“Ballkani i Hapur”, SHBA: Kosova t’i qaset me mendje të hapur integrimit rajonal ekonomik

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se mbështesin përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për të forcuar …