Shtëpia / Politika / Opozita në sheshe, Rama urdhër deputetëve: Asnjë debat në TV me të ikurit!

Opozita në sheshe, Rama urdhër deputetëve: Asnjë debat në TV me të ikurit!

Vendimi i opozitës së bashkuar për të braktisur përfundimisht jetën parlamentare, duke djegur mandatet e deputetëve ishte tronditës për të gjithë pasi përbën një akt të paprecedentë në 29 vite demokraci.

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi me aleatë kanë vendosur ta luftojnë qeverinë, që sipas tyre është e lidhur me krimin që bleu zgjedhjet nga sheshet, ku protesta masive janë paralajmëruar çdo të enjte.

Në mungesë të debatit në Kuvend, duket se opozita do të pengojë edhe mazhorancën që të shprehet, ndërsa në kuadër të organizimit që ka hartuar Lulzim Basha sot është kundërpërgjigjur edhe kryeministri Edi Rama.

Shefi i qeverisë ka ndryshuar tërësisht strategjinë e komunikimit të opozitës, duke i kërkuar deputetëve dhe ministrave të tij që të refuzojnë çdo ftesë për debat me depputetët e larguar të opozitës në studiot televizive.

Sipas “BalkanWeb”, Rama u ka përcjellë të vetëve porosinë e tij dhe ajo pritet të zbatohet që nga dita e nesërme.

“Ata s’janë më pala tjetër e parlamentit, po një grusht politikanësh pa norma, që meritojnë përbuzjen e votuesve të tyre dhe refuzimin tonë për të debatuar me ta jashtë parlamentit”, ka thënë kryeministri.

Kryesocialisti mësohet të jetë shprehur tekstualisht kështu: “Për sharjet e shpifjet e tyre ata s’kanë nevojë për ne dhe kështu kontribuojmë kundër ndotjes se mjedisit publik, me debate shterpë pa asnjë vlere”.

Shiko dhe këto

Abuzimi me tenderat/ GJKKO merr vendim për Fatos Tushen, lë në burg për ish-kryebashkiakun

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka lënë fuqi masën e sigurisë “arrest …